Ekonomia Online
FUNDIT

Cilat janë dhjetë shtetet me numrin më të madh të ushtarëve rezervë

Cilat janë dhjetë shtetet me numrin më të madh të ushtarëve rezervë

Përpos personelit ushtarak aktiv, një numër i madh i shtete ka edhe shumë ushtarë rezervë. Më poshtë paraqitet lista e dhjetë shteteve me më së shumti ushtarë rezervë në botë. Ndoshta shumë nga ju do të befasoheni, por në vendin e parë për më së shumti ushtarë rezervë është Koreja Jugore. Ajo ka rreth 3 […]

Përpos personelit ushtarak aktiv, një numër i madh i shtete ka edhe shumë ushtarë rezervë. Më poshtë paraqitet lista e dhjetë shteteve me më së shumti ushtarë rezervë në botë.

Ndoshta shumë nga ju do të befasoheni, por në vendin e parë për më së shumti ushtarë rezervë është Koreja Jugore. Ajo ka rreth 3 milionë e 100 mijë ushtarë rezervë, krahas 600 mijë ushtarëve aktivë.

Në vendin e dytë gjendet Rusia me rreth dy milionë ushtarë rezervë, ndërsa në personelin ushtarak aktiv ka rreth 900 mijë trupa. Kur marrin parasysh territorin e madh që ka ky shtet si dhe numrin e popullsisë, këto shifra nuk janë befasuese, shkruan Gazeta Express.

I treti në listë është Tajvani me 1 milion e 657 mijë pjesëtarë rezervë. Pas tij vijnë Brazili me 1 milion e 340 mijë ushtarë rezervë dhe India me 1 milion e 155 mijë.

Një shtet evropian e zë pozitën e gjashtë. Ukraina ka 900 mijë ushtarë rezervë dhe 209 mijë trupa aktive në forcat e armatosura. Në vendin e shtatë janë Shtetet e Bashkuara me rreth 850.000 trupa rezervë.

Në vendin e tetë është vendi komunist, Koreja Veriore, me 600 mijë trupa rezervë dhe 1 milion e 280 mijë ushtarë aktivë. Dy vendet e fundit në listën me 10 shtete i zënë Kina me 510 mijë ushtarë rezervë dhe Egjipti me 479 mijë.

Të ngjashme