Cilat janë kriteret për pranim të studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 15:42 | Nga

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2018-2019.

Përmes njoftimit në faqen zyrtare të Qendrës është njoftuar se aplikimi mund të bëhet online përmes faqes zyrtare.

Në konviktet dhe mensën e QS-së mund të pranohen studentët e rregullt të studimeve themelore, komuna e të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2018 ora 16,00 nga dita e shpalljes ndërsa publikimi i rezultateve bëhet me datën 21.09.2018, në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.

Në vazhdim kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.

Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve të fituara.

Studentët për notë mesatare fitojnë …………………………….…..….5 – 15 pikë

Largësia nga komuna e Prishtinës…………….…………………………2 – 10 pikë

Studentët jashtë territorit të Republikës së Kosovës për largësi marrin …15 pikë

Studentët me status të veçantë për pikë shtesë sipas kategorive:

Studentë -fëmijë i dëshmorit ——————————————10 pikë

Studentë -fëmijë i prindit invalid të luftës —————————5 pikë

Studentë prindi i të cilit është veteran i luftës ————————4 pikë

Studentë i të pagjeturit —————————————————5 pikë

Studentë invalid civil i luftës ——————————————-5 pikë

Studentë i prindit martir nga lufta ————————————–4 pikë

Studentë me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë

Studentë- fëmijë i të burgosurit politik —————————-4 pikë

Studentë me asistencë sociale ——————————————3 pikë

Dy e më shumë studentë nga një familje aplikantë në QS (duhet t’i ngarkojnë ID-të e fakultetit të njëri-tjetrit, ndërsa për studentët e vitit I vërtetimin e fakultetit) -3pikë.

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar.

Studentët prindërit e të cilëve u përkasin kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së vërtetimet duhet t’i marrin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës pranë Zyrës së Kryeministrit (ZKM-ZVL).

Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qendrore në Prishtinë

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara- HANDIKOS

Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare dhe nga largësia llogariten në mënyrë automatike nga SEMS ndërsa studentëve nën asistencën sociale pikët i’u llogariten përmes sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.

Konkursi mbetet i hapur deri me datën 13.09.2018 ora 16,00 nga dita e shpalljes.

Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.

Publikimi i rezultateve bëhet me datën 21.09.2018 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS-së.

Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 24 – 25 shtator 2018.

Njoftim plotësues: Ju informojmë se 1500 studentë të tjerë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për të siguruar strehim në konvikte do të fitojnë të drejtën për ushqim në mensë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të pikëve të fituara.

Emrat e studentëve përfitues për këtë kategori publikohen me datën 21.09.2018 në sallën “1 Tetori” për sektorin e studentëve me banim privat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme