Cilat janë opsionet e NISMA-s për Qeverinë?

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 17:09 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi thotë se presin që kandidati për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj t’i ketë numrat për ta formuar Qeverinë dhe se duke qenë si partia e parë fituese e këtyre zgjedhjeve sa më shpejtë të formohet ajo.

Ish-kryeparlamentari Krasniqi refuzon të komentojë deklaratat e anëtarit të partisë së tyre Zafir Berishës i cili tha se nuk e voton Haradinajn nëse ai vendos të hyjë në koalicion me Listën Srpska.

Në një intervistë për Gazetën Express, Krasniqi flet edhe rreth asaj se çfarë do të bën Nisma nëse Haradinaj dështon të i sigurojë numrat.

Intervista:

GazetaExpress: Z. Krasniqi, bazuar në zhvillimet e fundit sa janë gjasat që koalicioni PAN ta krijojë Qeverinë dhe a janë siguruar numrat?

Krasniqi: Konsideroj që duhet të pritet rezultati përfundimtar (zyrtar) dhe pastaj të veprojnë krerët e koalicionit parazgjedhor, të cilët i kanë përgjegjësit e formimit të koalicionit të ardhshëm qeverisës. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës se vitit 2014, shumëçka është e definuar. Krijimi i institucioneve i përket subjektin më të madh zgjedhor, se paku fillimisht. Ne presim që i emëruari për Kryeministër nga PAN-i, t’i ketë numrat e duhur për Kryeministër.

GazetaExpress: A duhet që NISMA të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër?

Krasniqi: NISMA, pret që Ramush Haradinaj të formojë Kabinetin Qeveritar për vitet në vazhdim.

Ky është varianti i parë i yni si Nismë. Dua të besojë që subjektet politike vendit duhet t’i dhënë vendin Qeverinë e re, për të cilën kanë votuar qytetarët.

GazetaExpress: Nëse dështon Ramush Haradinaj, a do të hynit në koalicion me LDK’në dhe VV’në?

Krasniqi: Unë nuk dua të besoj që krerët e subjekteve zgjedhore do të ecin në rrugën që nuk jep rezultate ose që paraprakisht dihen rezultati i saj. Ne kemi një praktikë në krijimin e institucioneve, ndonëse ajo nuk është praktikë e demokracive parlamentare.

GazetaExpress: Anëtari i partisë suaj Zafir Berisha ka thënë që nuk do ta votoni Ramush Haradinajn për kryeministër nëse i njëjti bën koalicion me Listën Serbe. Sipas kësaj, a është ky qëndrim personal i Berishës apo të njëjtin pozicion e keni edhe ju si Nisma?

Krasniqi: Nuk dëshiroj të paragjykoj asgjë, pasi sesi e me ke do të bëhet koalicioni qeveritar, është përgjegjësi e subjekteve shqiptarë që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Sigurisht që nuk parapëlqejmë faktin që Lista e Vuçiqit të jetë përcaktuese për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Pra fuqia e koalicionit varet shumë nga përgjegjësia e subjekteve shqiptare të dala nga zgjedhjet e fundit. Unë pres reflektim racional të subjekteve politike shqiptare, nëse qëllim parësor ato e kanë interesin nacional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme