Ekonomia Online
FUNDIT

Cilat janë projektet infrastrukturore që do të prezantohen gjatë mbledhjes së dy qeverive?

Cilat janë projektet infrastrukturore që do të prezantohen gjatë mbledhjes së dy qeverive?

Nesër do të mbahet mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj mbledhje do të prezantohen edhe projektet infrastrukturore. Cilat janë projektet që do të prezantohen në mbledhjen e dy qeverive? Drejtori i Royal Haskoning DHV, Eric Smit, do të prezantojë disa projekte infrastrukturore, të cilat janë: Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në […]

Nesër do të mbahet mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë kësaj mbledhje do të prezantohen edhe projektet infrastrukturore.

Cilat janë projektet që do të prezantohen në mbledhjen e dy qeverive?

Drejtori i Royal Haskoning DHV, Eric Smit, do të prezantojë disa projekte infrastrukturore, të cilat janë:

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Ndërkaq sot, një ditë para mbajtjes së mbledhjes së qeverive, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e viziton korporatën “Devolli”.

Rama në orën 17:00 do ta vizitojë fabrikën e miellit, “M&Sillosi” në Xërxë ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë.

Ndërkaq në ora 17:45 ai do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.

Gjatë qëndrimit në “Comodita”, Edi Rama do të takojë përfaqësuesit e 50 bizneseve më të fuqishme në Kosovë.

Tërë këtë ngjarje sot Klan Kosova do ta mbulojë me transmetim direkt special për shikuesit, duke filluar nga ora 17.00.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në “Devolli Corporation”.

Një vizitë Rama në “Devolli Corporation” e kishte pasur edhe në vitin 2014-të.

Pas përfundimit të vizitës, i pari i Qeverisë së Shqipërisë do të shkojë në Burojë të Skenderajt, ku do ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Rama e kishte vizituar Thaçin para disa ditësh edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Të ngjashme