Numri i oficerëve të policisë në Evropë ka rënë ngadalë në vitet e fundit,kjo u bë e ditur nga publikimi i fundit i shifrave të reja nga divizioni statistikor i Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 2016, kishte gjithsej 1.6 milionë oficerë në vendet e përfshira në raport – një reduktim prej 3.4% që nga viti 2009.
Ndërsa ka dallime midis kombeve, në vitin 2015, të dhënat treguan se kishte një oficer policie për 314 persona në përgjithësi.
Shifrat, të marra nga statistikat zyrtare të prodhuara nga autoritetet në çdo vend, treguan se Hungaria kishte normën më të ulët të punonjësve të policisë me 90 për 100,000 njerëz në 2015. Raporti nuk përfshin shifra për të gjitha vendet e Evropës, vetëm ato që kanë dhënë të dhënat në Eurostat.
“Shtetet organizojnë zbatimin e ligjit në mënyra të ndryshme, sipas nevojave, resurseve dhe prioriteteve kombëtare. Një ndryshim tjetër midis figurave nacionale është kush saktësisht llogaritet si policë”, thuhet në raport, përcjell Klan Kosova.
Hartuar nga organi statistikor i Bashkimit Evropian, Eurostat, gjithashtu shqyrtoi përbërjen e personelit të forcave përgjatë bllokut.
Ky organ statitstikor publikoi se në 2016, 21% e punonjësve të policisë në BE ishin gra – kjo shënon një rritje prej 16.7% sa ishte në vitin 2008.