Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e keqe

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 13:12 | Nga

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejt së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 17.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 55.87µg/m3, ndërsa me datë 16.12.2016 vlera mesatare ditore ka qenë 23.0287µg/m3.

Nga ora 17:30 e datës 17.12.2016, është regjistruar ngritje e vlerave të përqendrimit te PM10 dhe PM2.5 në ajër, gjë që përkeqësoi gjendjen e cilësisë së ajrit, transmeton Koha.net. Kjo gjendje ka vazhduar edhe, sipas matjeve nga ora 09:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme