Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) publikon “Politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”, raporton Ekonomia Online.
Donjeta Kelmendi, drejtoresh e KOMF-it, tha se kanë përgatitur një varg rekomandimesh që do tu dorëzohen disa ministrive.
“Kjo politikë rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme është hartuar në kuadër të KOMF-it. Dokumenti përshkruan situatën lidhur me zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe ofron pasqyrë të disa fushave prioritare për ndërhyrjen në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe ofron rekomandime se si duhet sesi duhet trajtuar ato”.
“Duke pasur parasysh që MAShT është dikaster udhëheqës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, kjo politikë i adresohet jo vetëm ministrisë së Arsimit, por edhe ministrive tjera bashkë përgjegjëse sikur MPMS dhe MSh”, ka thënë ajo.
Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka thënë se edukimi parashkollor në Kosovë mbetet pika më e dobët e arsimit.
“Edukimi parashkollor është pika më e dobët e arsimit në Kosovë. Prandaj ne në ministri kemi një vizion se ku duam të shkojmë. Duam ti përfshijmë së paku dy gjerenata në parashkollor së paku në dy gjerenata. Në theks të veçantë që nga 1 deri 5 ta bëjmë ka parashkollori”.
“Ju e dini se edhe arsimtarët po mbesin pa punë ku 20 për qind prej tyre i kemi pa punë. Ne duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi. Sipas rezultatit të PISA nuk është rezultat i mirë të niveli parashkollor dhe ne duhet të sigurohemi që në parashkollor nxënësit të fitojnë mësim”, ka thënë Rexhaj.
Hana Zylfiu ka kritikuar ministrin e kaluar, duke thënë se ka punuar me dy drafte-kurrikula parashkollore, që sipas saj, kanë qenë të dëmshme, raporton EO.
“Këtë program do ta dërgojmë në ministri dhe ndoshta aty do të ndërmarrin hapa që të bëhet një plan për ketë çështje. Gjatë 3 viteve të fundit është punuar në dy drafte-kurrikula parashkollore 0-5 vjeç, me dy grupe të ndryshme punuese pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe prindërve”.
“Nga këto dy drafte nuk kemi informata a janë përfshirë komentet e dërguara të cilat i kanë dhënë ekspertët, institucionet dhe OJQ të ndryshme”.
“Ministri i kaluar pa pasur një konsultim përfundimtar më komunitetit arsimor ka sjellë një vendim për të hyrë në fuqi drafti i dytë i dokumentit dhe ka kërkuar nga institucionet parashkollore ta zbatojnë atë. Kolegjiumi i drejtorëve të institucioneve parashkollore ka reaguar për këtë vendim të ministrit dhe ka kërkuar sqarim, por deri më tani nuk kanë marre përgjigje”, ka thënë ajo.