Politizimi e ka degraduar arsimin deri në atë shkallë, saqë rezultatet negative janë evidente.
Kështu deklaroi në intervistën dhënë “Zërit” drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci. Sipas tij, lidhjet politike i dobësojnë linjat e përgjegjësisë dhe të llogaridhënies që është aspekti tjetër i degradimit në arsimim
Pupovci apelon te institucionet vendore që të sigurohet buxhet për zbatimin e Strategjisë 5-vjeçare të Arsimit, e cila parashikon një buxhet prej 176 milionë eurosh. Ai kërkon që të zbatohen strategjitë e aprovuara në sigurimin e cilësisë në arsim, të forcohet llogaridhënia dhe të analizohen shkaqet që kanë sjellë deri tek rezultati i dobët në testin e PISA-s.
Pupuvci thotë se nuk duhet t’i adresohet gjithë përgjegjësia ministrit të Arsimit, sepse testi është mbajtur vetëm tre muaj pasi ministri aktual e ka marrë mandatin.