Cilët udhëheqës botërorë ende nuk e kanë uruar Bidenin?

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Pas projeksioneve të disa prej mediumeve të fuqishme nëpër botë, të cilat e shpallën Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëheqës botërorë e kanë shfrytëzuar rastin që ta urojnë demokratin për këtë fitore.

Sidoqoftë, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se është ende herët për ta përgëzuar Joe Bidenin dhe se do të presë që të zgjidhen të gjitha çështjet ligjore në SHBA para se ta bëjë një gjë të tillë, shkruan BBC.

Përveç tij, ka edhe liderë të tjerë botërorë që nuk e kanë uruar Bidenin – madje të disa prej vendeve që kanë ndikim në politikat ndërkombëtare.

Më poshtë mund t’i gjeni të renditur emrat e disa prej tyre:

Kim Jong-un i Koresë së Veriut

Vladimir Putin i Rusisë

Sunduesit e Arabisë Saudite

Xi Jinping i Kinës

Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë

Jair Bolsonaro i Brazilit

Viktor Orban i Hungarisë

Të ngjashme