Cili ujë po kontribuon në luftimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

A dini cili është një ndër ujërat më të pastër botë ?

Uji Artesian VOSS i cili ndodhet në Islandë një zonë me popullsi të vogël në majën jugore të Norvegjisë njihet si një ndër ujërat më të pastra në botë. Është i mbyllur në një akuifer të thellë nën tokë nga një shtresë shkëmbi dhe akulli gjë e cila e mbron atë nga ajri dhe ndotësit e tjerë, po ashtu njihet si ujë me një përmbajtje të ulët të mineraleve, pa natrium dhe me solide minimale të tretura si rezultat i të cilave edhe e ka këtë emërtim si uji më i pastër.


Përveç pastërtisë ky ujë njihet edhe për shishen e tij të veçantë në formë cilindrike e cila u krijua nga Neil Kraft ish drejtori krijues i Calvin Klain si inspirim nga një shishe e parfumit. Pastërtia dhe forma ikonike e kanë bërë atë që të jetë brendi më i preferuar i yjeve të Hollywoodit dhe të shërbehet në dhomat e hoteleve e restorantet më të mira.

VOSS COVID -19 – Përpjekja për ndihmë

Voss ka kontribuar me afro 700,000 shishe ujë për COVID – 19 Relief duke u angazhuar për t’i hidratuar mjekët, infermierët dhe vullnetarët që janë duke e luftuar këtë pandemi globale, po ashtu janë duke lançuar një iniciativë për t’ju dhënë paketa të kujdesit personal atyre që kanë nevojë.

Një ujë të tillë që përmbush të gjitha standardet e ujit në shishe për cilësi dhe siguri në nivel federal mund ta gjeni edhe në Kosovë në rrjetin më modern të marketeve Super Viva, madje përveç ujit natyral dhe të gazuar mund të përzgjidhni edhe disa lloje tjera si: mandarinë, lëmon & trangull, mente, gjengjifil & dredhëz, të gjitha llojet janë pa sheqer dhe pa ëmbëlsues artificial.

Të ngjashme