Sot (e premte) për besimtarët myslimanë në mbarë botën ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka treguar shpesh në intervista se është një myslimane e devotshme.
Ajo ua ka bërë të ditur fansave të saj se do të agjërojë edhe këtë vit, teksa publikoi një imazh në InstaStory, ku shfaqej me mbulesë.Gjithashtu, këngëtarja nga Shqipëria hodhi në Instagram edhe një video, ku shfaqej një interpretim i një kënge me motive fetare.
Në mbishkrimin e kësaj videoje, Xhilaga uronte ardhjen e Muajti të Ramazanit, teksa pati disa fjalë për fillimin e këtij muaji të shenjtë.