Çitaku i del në mbrojtje Bogujevcit: Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka quajtur neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

Bogujevci sot deklaroi se ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

Çitaku, përmes një shkrimi në Facebook, tha se rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në shoqëri.

“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, shkroi Çitaku

Të ngjashme