Çitaku i reagon Kurtit: Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti se Kosova e ka pranuar propozimin e BE-së.

Ajo në një postim në fcebook ka thënë se Kosova mund ta pranojë marrëveshjen vetëm pas votimit në Kuvend dhe ka kërkuar nga Kurti që në Kuvend të sqarojë se ajo marrëveshje a përmban njohjen reciproke dhe se a do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit.

“Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin. Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament”, ka shkruar Çitaku.

“Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë: 1) A e përmban marrëveshja njohjen reciproke;
2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit”.

“Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas”, ka theksuar Çitaku.

Të ngjashme