Çitaku: Më dhemb kur thonë “s’jetohet në Kosovë”, s’është lule as Zvicra e Amerika

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se një prej problemeve serioze me të cilat përballet Kosova, është emigrimi i të rinjve. Ajo ka thënë se sapo të dalësh jashtë kryeqytetit, në zona më periferike, vërehet mungesa e madhe e të rinjve kudo.

Ajo ka kërkuar që të rinjtë të gjejnë kurajën për të gjetur rrugët që ta shohin veten brenda shtetit tëë tyre, Kosovën.

“Urrejtja ndaj politikanëve është shndërruar në padurim edhe ndaj shtetit. Më dhemb kur dëgjoj nuk jetohet në Kosovë. Ne që e kemi pasur rastin ta shohim, nuk është fushë me lule as në Amerikë, as Zvicra”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka thënë se shteti duhet të krijojë rrethana më të mira për të rinjtë.

“Duhet ndërtuar një kontekst më i mirë, ku të rinjtë mund ta reealizojnë veten. Përkundër sfidave, nuk bën me heqë dorë nga vendi”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme