Çitaku: Mos m’i shani lojtarët e Kosovës se ua bëj block

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjitha ata që i shajnë lojtarët e Kombëtares së Kosovës, so t’ua bëj bllok.

Ky reagim vjen pasi ndeshja mes Kosovës e Malit të Zi përfundoi me rezultat 1 me 1.

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku ka parë tendencën e komentesve që të reagojnë me të shara kundrejt lojtarëve të Kosovës.

Ajo shkruan tutje se ata janë ekip i ri dhe se presioni për ta para lojës ka qenë i hatashëm.

“Mos mi shani lojtarët e #Kosovës se block e keni. Kritika po. Shamje jo. Edhe mos harroni që është ekip i ri, sa kanë fillu me lujtë me njëri-tjetrin. Shto këtu presionin e hatashëm që ua jepim na para çdo loje”, shkruan Çitaku

Të ngjashme