Çitaku: Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm në rrugën e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një reagimi publik, e ka cilësuar këtë njohje si lajm pozitiv për gjithë qytetarët e Kosovës.Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.” – tha Çitaku

Të ngjashme