Çitaku pas dorëheqjes së Mehajt: Të tregojë arsyen e vërtetë, çfarë ka ndodhur me Fondin e Sigurisë

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 11:57 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ministri Armend Mehaj para se të largohet nga detyra që ka pasur duhet të jap disa përgjigje, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se ai duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, dhe se cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij.

“Thënë të drejtën ne po sa e pamë lajmin, kryeministri ka shumë ministra që janë në hetime që kanë shkelur Kushtetutën. Që janë të përfshirë në afera të shumat që duhet shkarkuar. Për ministrin Mehaj nuk i dimë detajet por ai ka nevojë që të jap disa përgjigje para se të largohet”.

“Çfarë ka ndodhur me Fondi e Sigurisë, ku kanë shkuar ato mjete, cila është arsyeja e vërtetë e largimit të tij. A janë të vërteta pretendimet se kanë pasur mos pajtime deri në përplasej fizike brenda ambienteve të ministrisë”, tha ajo.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook ka konfirmuar se më nuk e ushtron këtë pozitë shtetërore. Ai ka bërë të ditura arsyet dhe disa nga të arriturat e ministrisë së Mbrojtjes nën drejtimin e tij.

Mehaj nuk ka dhënë shumë detaje sa i përket dorëheqjes së tij, përveçse ka thënë që për arsyet e tij familjare e ka njoftuar kohë më parë kryeministrin Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme