Çitaku pas vrasjes në Pejë: Të merren hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme të një gruaje në Pejë, e cila dyshohet se u krye nga i biri i viktimës.

Çitaku ka thënë se duhet të ketë menjëherë veprim institucional ndaj fenomenit të vrasjes së grave.

“Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues”, ka shkruar Çitaku.

Sipas ish-ambasadores nuk mjafton që dhuna e vrasja të jenë ligjërisht të dënueshme.

“Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme