Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend, duke e akuzuar atë për shkelje të rregullave kushtetuese dhe politike.
Përmes një postimi, Çitaku tha se Kurti po synon të “suspendojë çdo rregull”, duke përfshirë, sipas saj, edhe normat morale e njerëzore,
Ajo ka shkruar se PDK-ja nukdo të nënshtrohet dhe paralajmëroi përdorimin e mjeteve politike e juridike për të kundërshtuar veprimet e fundit.Në fund, ajo komentoi edhe bashkëpunimin e pretenduar mes Kurtit dhe Listës Serbe, duke thënë se për këtë, sipas saj, “folën ata vetë, me votë, në Kuvend”.