Çitaku për pasardhësin e saj në Ambasadën e Kosovës në ShBA: Mezi pres ta shoh suksesin e tij

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka prezantuar Valdet Sadikun i cili do të pasojë atë pasi është emëruar si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington D.C.

Ajo ka thënë se ka pasë kënaqësinë që të punojë me të, derisa ka shtuar se ka vlerësim maksimal për profesionalizmin e tij.

“Për të gjithë miqtë dhe kolegët e mi në Ëashington DC. Njihuni me ambasadorin Valdet Sadiku i cili do të jetë në krye të Ambasadës së Kosovës në SHBA. Kam pasë kënaqësinë që të punoj me Valdetin në detyra të ndryshme dhe e vlerësoj për dedikimin dhe profesionalizmin e tij. Mezi pres ta shoh suksesin e tij në këtë detyrë”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Vlora Çitaku, që para disa ditësh e ka përfunduar mandatin, kishte kërkuar lirimin nga detyra e ambasadores së Kosovës në SHBA.

Të ngjashme