Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. Çitaku tha se këtij pezullimi i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve. “Eksponentët e lartë të VV kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar liderit të partisë”, tha ajo. Tutje, […]
Çitaku për pezullimin e licencës ndaj Klanit: Fushatë e ndryë – kjo mendësi nuk kalon

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës.
Çitaku tha se këtij pezullimi i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve.
“Eksponentët e lartë të VV kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar liderit të partisë”, tha ajo.
Tutje, ajo tha se ky është një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, populizëm, injorancë e autoritarizëm, teksa shtoi se “kjo mendësi nuk kalon”.











