Çitaku – Qeverisë: Nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut.

Ajo i thotë qeverisë se është pronare e mosmarrjes së vendimeve dhe gabimeve, duke përmendur krizën me sindikatat por sipas saj ka krizë edhe në marrëdhëniet me aleatët.

Ajo shton se “Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës”.

Reagimi i saj i plotë:

Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën.

Kryeministri personalizon krizën e krijuar.

E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve.

Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës.

Të ngjashme