Vlora Çitaku, ish-zëvendësministre e Jashtme dhe për pak muaj ministre e Jashtme në detyrë, ka reaguar pasi Ministria e Jashtme dhe Diasporës, e cila aktualisht udhlhiqet nga Donika Gërvalla-Schwartz, ka fshirë nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë.
“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprakë (përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës)”, ka shkruar Çitaku.
“’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar”, ka ironizuar nënkryetarja e PDK-së.
“Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi”.
“Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”.