Pasi e ka ndjekur e studiuar pas merkatos së janarit, më në fund Gurdiola ka arritur një prej synimeve të tij në merkato.
Sipas mediave angleze, Manchester City dhe Leicester kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Riyad Mahrez për shumën e 85 milionë eurove.
Në Angli nuk ka më dyshime, për “Sun” dhe “Mirror”, dy gazetat më të madha në vend, mungon vetëm zyrtarizimi: Mahrez do të kurorëzojë ëndrrën për të luajtur me Manchester City-n e Guardiolas.
Leicester, që në janar kishte vendosur barrikadat përreth lojtarit ka pranuar ta lëshojë algjerianin për 75 milionë sterilina, e cila me kursin e sotëm të këmbimit është e barazvlefshme me mbi 85 milionë euro.