City heq dorë nga sulmuesi Oyarzabal

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Manchester City edhe zyrtarisht ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal. E përditshmja spanjolle “AS” ka njoftuar të mërkurën se City ka hequr dorë nga transferimi i 22-vjeçarit për shkak të kërkesave të larta ekonomike të Sociedadit.

Bëhet e ditur se Sociedadi ka kërkuar 75 milionë euro dëmshpërblim për të lënë të lirë Oyarzabalin, i cili pëlqehej shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola. Oyarzabal ka patur paraqitje të mira edicionin e shkuar, duke realizuar 14 gola në të gjitha paraqitjet për Sociedadin.

22-vjeçari, ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024. Ai është produkt i akademisë së Sociedadit dhe me ekipin e parë ka debutuar në edicionin 2016/17. Gjithashtu, Oyarzabal ka edhe dy ndeshje dhe një gol me Spanjën.

Të ngjashme