Manchester City nuk e dëshiron në radhët e veta portierin anglez, Joe Hart, dhe për këtë ka ulur çmimin.
Times raporton se City është i gatshëm ta shesë atë për 5.6 milionë euro, madje është i gatshëm ta lejojë të largohet edhe si lojtar i lirë, transmeton Koha.net.
Hart ka refuzuar të largohet në huazim te City, për herë të tretë, dhe dëshiron një klub me kontratë afatgjate. Dhe për këtë duket se e ardhmja e portierit anglez është larg “Etihadit”.