Manchester City planifikon të ofrojë Joao Cancelon si pjesë e marrëveshjes për të transferuar Martin Skriniarin, njoftojnë mediumet italiane të mërkurën, transmeton Koha.net.
Klubi kampion i Anglisë është i vendosur të transferojë një qendërmbrojtës në verë dhe e sheh sllovakun Skriniar si opsion ideal. Skriniar 25-vjeçar ka luajtur këtë stinor 32 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka një asistim.
City mendon të ofrojë Cancelon për të ulur shifrën e dëmshpërblimit që duhet paguar për Skriniarin.
Kontrata e Skriniarit me Interin skadon në verën e vitit 2023.