Manchester City është pranë marrëveshjes me Napolin për transferimin e mesfushorit Jorginho, vlera e të cilit sillet rreth 50 milionë funte.
Skuadra angleze është e gatshme të shpenzojë para të mëdha për të përforcuar ekipin edhe më tepër, raporton “Goal.com”.
Manchester City dëshiron të bëjë vetëm dy transferime këtë verë.
Po kërkon një mesfushor qendror, ku favorit vlerësohet Jorginho dhe po ashtu një sulmues. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, atëherë City do të finalizojë transferimin e Jorginhos para Kupës së Botës.