Sead Kolasinac do të jetë transferimi i parë i Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të verës
Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve ka bërë që trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola qysh tashmë të mendoj për transferime.
Sipas mediave angleze, dëshira e parë e Guardiolas është përforcimi i krahut të majtë me mbrojtësin e Schalkes, Sead Kolasinac.
City ritet t’i ofrojë lojtarit 6 milionë euro në sezon, duke mposhtur kështu konkurrencën e pesë skuadrave tjera, Juventus, Milan, Liverpool, Roma dhe Arsenal që interesohen për të.
Kujtojmë se edhe lojtari tashmë e ka njoftuar Schalken se dëshiron të largohet në fund të këtij edicioni.