Nëse dëshironi të shikoni takimin ndërmjet Manchester Cityt dhe Evertonit, atëherë duhet të lexoni statistikat e prezantuara më poshtë, për ta ditur rëndësinë e kësaj sfide për liderin e tabelës në Premier Ligë.
Manchester City sot do të takohet me Evertonin dh ekipi i Pep Guardiolas, duke qenë favorit i madh për titull në Angli, tashmë duket se është vënë në ndjekje të rekordeve më shumë sesa në sigurim të pikëve të nevojshme për tu shpallur kampion.
Kështu, nëse Manchester City shënon fitore ndaj Evertonit do të bëhet pjesë e një rrethi të ngushtë prej vetëm tri ekipeve të histori të Premier Ligës që mund të mburren me një arritje spektakolare.
Fitorja e Cityt ndaj Evertonit do ta bënte Cityn ekipin tretë në histori të Premier Ligës që ka shënuar fitore së paku një fitore ndaj secilit ekip tjetër në ligë, gjegjësisht secilit kundërshtar.Diçka të këtillë më herët kishin arritur vetëm Chelsea më 2005/06 dhe United më 2010/11, kur kishin dominuar në ligë, ngjashëm si City këtë vit.
Po ashtu kjo fitore do të nënkuptonte që Guardiola do të arrinte fitoren e tij të 50-të në Premier Ligë, në vetëm 69 ndeshje, duke qenë njeriu i dytë më i shpejtë që e mbërrin këtë shifër pas Jose Mourinhos, të cilit i ishin dashur 63 ndeshje.Takimi zhvillohet në Liverpul, në Goodison Park dhe duhet thënë se në takimin e parë, të zhvilluar në Mançester, rezultat ka qenë 1:1.