Çka e lëvizi qeverinë që pranoi kushtet heshturazi?
Tuta e frika, ndoshta😅. Listat e zeza të SHBA-së dhe kërcënimi për zgjedhje të reja.
Dje u pajtua Qeveria unilateralisht me i tërheq policët dhe me organizu zgjedhje të reja në veri me afat rekord të shpejtë. Pak me vonesë, por nuk di nëse kjo mjafton.
Tash presim retorike agresive nga Qeveria e VV që me i menaxhu militantët brenda vendit. Jashtë prano marrëveshje, e brenda bahu i fortë, akuzo e shaj sa të mundesh. Edhe ndonjë video sulm.
Nuk di a mjafton kjo me shpëtu nga zgjedhjet e parakohshme dhe potencialisht ndonjë përfshirje në listë të zezë. Siç po shihet, kërkesat janë kryesisht rreth themelimit të Asociacionit. Këto veprime afatshkurtëra munden mos me i kënaq ata që po kërkojnë themelimin e Asociacionit.
Qeveria, fatkeqësisht, pa diplomaci, apo me diplomaci të keqe e kundërproduktive, s’po e ndihmon gjendjen e Kosovës dhe ofertat tona.
Diplomacia është më e rëndësishme sesa oferta jonë dhe çka bëjmë në praktikë. Nuk jemi në situatë të mirë dhe nuk e di nëse plotësimi i tri kushteve, apo de-eskalimi, do ta shpëtojë qeverinë nga zgjedhjet e parakohshme. Koha do të na tregojë dhe dëshmojë.