Bashkimi i disa ndërmarrjeve shumica prej të cilave janë jorentabile nën ombrellën e një institucioni i cili pastaj do të mbikqyret nga një bord! Pse duhet të ndodh ky lloj nacionalizmi i ndërmarrjeve në një ekonomi tregu?!
Pastaj a është koha për nacionalizimin apo denacionalizmin e ndërmarrjeve?
Vendimet më të lehta të një qeverie janë veprimet që krijojnë mekanizma që tingëllojnë bukur si “Fondi Sovran”.
Çfar do të bëjë fondi sovran, do ta marr fitimin e një ndërmarrje për ta mbuluar humbjen e tjetrës!
Me aq sa kam lexuar një organizim i ngjashëm ka ekzistuar në Sistemin Vetëqeverisës të ish- Jugosllavisë, kur p.sh. nderm. Trepça, ka paguar pagat e një ish ndërm. e cila ka operuar me humbje!
Një paradoks i kohës!
Secili ekonomist që ka studiuar bazat themelore të Ekonomisë së Tregut e ka të qartë se ky lloj institucioni nuk ka vend në tregun e lirë.
Ideja e krijimit të këtyre mekanizmave të cilët kanë funksionuar në ekonomitë e kontrolluara, ka qenë shmangja nga falimentimi dhe ruajtja e “ekonomisë shoqërore”.
Mirëpo falimentimi është një akt normal i ekonomisë së tregut.
Përgjigjen më të mirë për promovuesit e ekonomisë shoqërore e ka dhën ish Kryeministrja Britaneze, Margaret Thatcher!
Ajo ishte kryeministrja më jetëgjatë në Mretërinë e Bashkuar, duke qëndruar në krye të ekzekutivit nga viti 1979 deri më 1990.
Thatcher udhëhoqi procesin e reformave më të dhimbshme në MB, duke denacionalizuar dhe privatizuar ndërmarrjet më të rëndësishme, përfshirë sistemin e transportit të hekurudhave. Këto procese sollën pakënaqësi dhe u përcollën me protesta të dhunshme në rrugë përgjatë gjithë Britanisë së Madhe.
Përveq rezistencës në rrugë kjo reformë hasi rezistencë edhe brenda Parlamentit Britanez.
Në njërën nga fjalimet e saj duke u përballur me përkrahësit e të ashtuquajturës ekonomi shoqërore, Kryeministrja Thatcher, thotë: “Ju nuk keni qëllim që të varfërit t’i bëni më të pasur, por qëllimi juaj është që të pasurit të bëhen më të varfër”.
Thatcher, ja doli dhe realizojë reformën historike, transformojë ekonominë e vendit dhe e kthej famimentimin në një proces normal ashtu siq konsiderohet në Ekonominë e Tregut!
Fondi Sovran i një vendi është Buxheti i shtetit.
Është problem me kuptu pse Kryeministrit Kurti, i duhet edhe një “Fond Sovran”?!