Çka ju rekomandojnë për biznes njerëzit e suksesshëm?

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 01:56 | Nga Ekonomia Online

Thëniet e mençura, idetë, këshillat…gjithmonë janë të nevojshme dhe të dobishme, sidomos kur i dëgjojmë nga njerëz kreativ, të zgjuar dhe me perspektivë.

Kështu ju këshillojnë njerëzit e famshëm e të suksesshëm:

Li Yakoka, biznesmen amerikan

Biznesmen më i mirë është ai i cili qëndron me të vjetrën derisa është e mirë, ndërsa e pranon të renë kur të bëhet më e mirë se e vjetra.

Aristotle Onassis, një pronar anijesh grek

Sekreti i biznesit është të dini diçka që të tjerët nu ke dinë.

Mary Kay Ash, biznesmene amerikane

Ideja mesatare që shkakton entuziazëm, do të shkojë shumë më larg se ideja e shkëlqyer e cila nuk frymëzon askënd.

Nikolla Teslla, fizicient serb  

Një person i ri nuk duhet të ankohet se nuk ka miliona për të zhvilluar një ide. Të menduarit nuk kushton miliona, ndërsa me të menduarit krijohen idetë.

John D. Rockefeller, biznesmen amerikan dhe filantrop

Miqësia e bazuar në punë është më e mirë se sa puna e bazuar në miqësi.

Alexandre Dumas, shkrimtar francez

Ç’është biznesi? Shumë e thjeshtë: janë paratë e njerëzve tjerë.

Mary Ritter Beard, historiane amerikane

Rallë mund të takoni një biznesmen i cili është pessimist.

William Shakespeare, shkrimtar anglez

Me mençuri dhe ngadalë. Ata që vrapojnë shpejtë, do të pengohen.

James Joyce, shkrimtar irlandez

Gabimet janë dera e zbulimeve.

Thomas Edison, zbulues amerikan

Për të pasur ide të madhe, duhet të keni shumë ide.

Anna Pavlova, balerinë ruse

Të vazhdosh pa ndalë rrugës për tek qëllimi – ky është sekreti i suksesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme