Çka ndodh kur përzihen antibiotikët dhe alkooli?

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 14:16 | Nga

Besoni apo jo, shmangia e kënaqësisë në pije alkoolike gjatë marrjes së antibiotikëve nuk ka absolutisht kurrfarë kuptimi, së paku jo për shumicën e barnave të këtij grupi. Dhe, besoni apo jo, kjo lajthitje është e rrënjosur për shkak të seksit të tepërt!

Hulumtimet më të reja të ekspertëve të sëmundjeve venerike konfirmojnë që njerëzit nën ndikim të alkoolit janë më të prirë që të bëjnë marrëdhënie seksuale pa prezervativë, madje edhe me partnerët e panjohur.

Megjithatë, ekzistojnë barnat kundër infeksioneve të cilat ASSESI nuk bën të kombinohen me ALKOOLIN, sepse madje edhe pirja e vetëm dy-tri gllënjkave birrë, madje edhe shurup kundër kollës i cili përmban metanol, mund t’ju shkaktojnë halucinacione të mëdha (madje jo ato argëtuese) dhembje koke, mundime, vjellje, rrahje zemre dhembje stomaku, skuqje e lëkurës së fytyrës.

Por gjërat mund të komplikohen edhe më keq, mund të çojnë edhe në vdekje.

Pills and whisky

Disa nga këto barna janë (orvagil, flagyl, atrican), tinidazol (triagil, fasigyn) dhe sulfametoksazol/trimetoprim (bactrim, trimosul, trimosazol, baktimol), të cilët përdoren për shërimin e infeksioneve të shkaktuara nga protozaoma apo bakteret.

Disa nga to, posaçërisht orvagilin, shpesh ua përshkruajnë pacientëve dentistët, andaj patjetër verifikoni se a mund të pini ndonjë gllënjkë gjatë shërimit.

Sa u përket antibiotikëve të tjerë, e vërteta është që asnjë pije e vetme nuk do të dëmtojë, as që do të shkatërrojë ndikimin e alkoolit. Mirëpo, dehja dhe mahmurllëku përfundimisht nuk janë gjendje në të cilat vetes dhe organizmit tuaj do t’ia bënit kur jeni të sëmurë.

Që të merrni veten sa më parë, më mirë është të përmbaheni disa ditë derisa jeni duke marrë barna.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme