Mirë boll që janë takuar njerëzit e rajonit. Po si nuk ju vjen marre edhe BE-së qe 20 vjet kanë dhënë premtimin me integru Ballkanin në BE, e as afër nuk janë. Kosova, pas 20 vjetësh as lishëm nuk lëviz ende në Schengen.
Tipike Ballkan, tipike BE. E kishin ba mish-mash. E kishin përzi me Ukrainë e Gjeorgji e çkamos. Kam shkruajt ma herët për krizën e identitetit të politikës së zgjerimit të BE. Nuk e dinë a dëshiron Zgjerim apo Fqinjësi..
Greqia nuk e kishte ftuar Edi Ramëm, e në anën tjetër dëshiron të bëhet promotor i anëtarësimit të Ballkanit. Nuk mundesh. Se maspari nuk po ke fuqi me i tejkalu disa inate ne fqinjin tënd. Pastaj e dini çka i ka bë Maqedonisë, edhe emrin e ka detyru me ndërru.
Sot Ballkani, përveç shkaku i liderëve nacionalistë, edhe shkaku i pazotësisë së BE-së mbetet i varfër e izoluar, me ambient e ajër toksik për qytetarët që vetëm dëshirojnë me shku n’Gjermani. Kjo zaten është integrimi modern, nuk po vini ju te na… po vijmë na tek ju.
E Kosova? Çka na ndodhi ashtu me Ukrainë! Pa pa pa! KM ia dha dorën disa sekonda menzi. U ngut e bani shumë të madhe.. video e filma inçizoi. Ma vonë Vućiqi e takoi një takim përmbajtësor edhe lëshuan deklarata “Nuk pranojmë me ndryshu kufijtë ekzistues”. Pasiqë Ukraina e njef Serbinë e jo Kosovën, ishte thikë pas shpine për ne. Se mundet me u kuptu sikurse e njohin Serbinë me Kosovën pjesë të saj.
A ka mësuar diçka kryeministri? Pa përkrahjen e SHBA-së, Kosova në diplomaci është një hiç. Shumicën absolute të njohjeve kualitative i ka sjellë shërbimi diplomatik i SHBA-së. E pasiqë i quajtëm “naiv” e i ndoqëm e u bëmë miq me armiqët tanë, tani e shohim çka dmth me qenë vetëm. Në fund të tavolinës së takimeve e kishin ulur, e Vućiqin në qendër.
Me mendësi politike “unë kam të drejtë”, qafën e then në diplomaci. Aty ka vetëm kryesisht interese. Shqiptarët me mendësinë e Albin Kurtit (me kobure në Athinë) kanë mbetë 600 vjet robër. E nëse nuk ndryshojmë këtë drejtim, kthehemi si kemi qenë në histori. Këto 25 vite (1999-2024) njifen si një ‘incident’ në histori. Kështu që kthjelluni pak!