Çka nëse fëmijët kalojnë më shumë se tri orë në telefon?

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 16:45 | Nga

Është bërë më se e natyrshme të shohim fëmijë të cilët kalojnë orë e orë të tëra përpara ekraneve të celularëve të mençur, tabletëve dhe kompjuterëve të ndryshëm. Sado e dëmshme të jetë kjo sjellje e tyre, përsëri ka prindër që e shohin si mënyra më e mirë që ata të argëtohen apo t’i mbajnë mbyllur në shtëpi.

Paralajmërimi i fundit që vjen nga bota e shkencës do t’ju vërë në lëvizje pasi ky zakon i tyre dhe i juaji, rrezikon seriozisht shëndetin e fëmijëve. Fëmijët që kalojnë më shumë se 3 orë në ditë duke lundruar në pajisjet elektronike të mësipërme rrezikojnë të preken nga diabeti i tipit 2 paralajmërojnë ekspertët.

Fëmijët nën 5 vjeç në Britani kalojnë mesatarisht 4 orë dhe 11 minuta në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike. Ndërsa fëmijët e grupmoshës 5-15 vjeç shpenzojnë mesatarisht 5 orë e 33 minuta në ditë duke picërruar sytë tek këto pajisje. Në këtë studim, të realizuar nga University of St.George’s i Londrës u monitoruan rreth 4500 fëmijë të moshës 9-10 vjeç.

Fëmijët që kalonin më shumë se 3 orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike kishin filluar të shfaqnin shenjat e para të diabetit të tipit.

Krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët shpenzonin me pak se një orë në ditë para ekraneve të pajisjeve elektronike, ata kishin 3.3% më shumë dhjam në trup dhe 10.5% rezistencë më të lartë të insulinës, shkruan Living.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme