Çka po kërkon presidenti Thaçi në oborrin e PDK-së?

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 18:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi pas takimeve që ka pasur në ndërtesën e Kuvendit, gjatë gjithë ditës, me liderë institucionalë e politikë, në lidhje me idenë për “korrigjimin e kufijve”, ka vizituar dhe selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Fillimisht presidenti Thaçi i shoqëruar dhe nga disa prej ministrave të PDK-së, ka hyrë pirë kafe në një kafeteri afër objektit të qeverisë.

Më pas, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, Thaçi së bashku me ministrin Abelard Tahiri kanë shkuar në oborrin e selisë së PDK-së.

Vetëm pak minuta më pas, vetura është larguar. E Thaçi i cili ishte i ulur përpara nuk është parë.

Më herët gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka bërë të qartë qëndrimin e partisë rreth idesë së presidentit Thaçi.

“Integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë, është bazament për të cilin kemi luftuar. Në bazë të këtij territori kemi shpallur edhe pavarësinë. Mbi 110 shtete na kanë njohur si shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo është e pakthyeshme”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme