Aleksandar Ivanoviq, zyrtar i Partisë Socialdemokrate dhe nipi i politikanit të vrarë të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka thënë se aktakuza për vrasjen e liderit të SDP-së nuk përfshin kryerjen dhe organizimin e këtij krim.
Ivanoviq pyeti se ishte e mundur që të mos kishte asnjë incizim që të do të identifikonte lëvizjet e udhëheqësit të vrarë të Iniciativës Qytetare SDP dhe atyre që kryen vrasjen, “përkundër numrit të madh të kamerave të sigurisë të kontrolluara nga serbët” në veri të Mitrovicës.
Duke komentuar aktakuzat e paraqitura nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër gjashtë personave për përfshirje në vrasje, Ivanoviq tha se nuk ka aktakuza për ekzekutimin e drejtpërdrejtë dhe organizimin e vrasjes.
“Një gjë është e sigurt, familja kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës që vrau babanë, vëllain, xhaxhain,” theksoi ai për Danas, transmeton Klan Kosova.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018. Prokuroria e Kosovës ka ngritur akuza kundër gjashtë personave, duke përfshirë anëtarët serbë të Policisë së Kosovës dhe sekretareshën e Ivanoviqit. Gjyqi do të fillojë më 30 dhjetor.