Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka garuar për presidente të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 dhe ka humbur përballë Donald Trumpit, tha se nuk do të garojë për këtë pozitë në vitin 2020.
Clinton i bëri komentet në një intervistë për mediat amerikane.
“Do të vazhdoj të punoj dhe të flas për atë që besoj. Gjërat që po ndodhin tani, më shqetësojnë thellë”, tha Clinton.
Dhjetëra ligjvënës demokratë, guvernatorë dhe të tjerë i kanë bërë publike tashmë synimet e tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Edhe pse nuk ka njoftuar zyrtarisht, Trump pritet të garojë për mandatin e dytë.