Ekonomia Online
FUNDIT

“Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, Shkupi gati për protestën për çlirimtarët

“Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, Shkupi gati për protestën për çlirimtarët

Po vazhdojnë përgatitjet e fundit në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku edhe do të mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së, që është paraparë të fillojë në ora 13:00. Në hapësirën ku do të mbahen fjalimet është vendosur një fotografi e madhe me mbishkrimin “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”. Mbishkrim ky i vendosur poshtë […]

Po vazhdojnë përgatitjet e fundit në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku edhe do të mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së, që është paraparë të fillojë në ora 13:00. Në hapësirën ku do të mbahen fjalimet është vendosur një fotografi e madhe me mbishkrimin “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”. Mbishkrim ky i vendosur poshtë fotografive të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit që po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

Kjo protestë është e katërta që po organizohet për të kërkuar asgjë më shumë se vetëm drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Fillimisht protesta u mbajt në Prishtinë, më pas në Tiranë, më pas në Strasburg të Francës dhe tani në Shkup.

Të ngjashme