Si do ta përkufizonit veten tuaj në çift? Kur sheh veten dhe partnerin, çfarë emri i vendos dyshes tuaj? Nëse nuk e dinit ekzistojnë disa tipologji çiftesh që pavarësisht ndryshimeve, kanë shumë gjëra të përbashkëta. Lexojini dhe na tregoni ku e gjeni veten!
Dramatikët
Gjërat mund të nisin mirë, por nuk përfundojnë aq mirë për çiftet dramatike. Këto lloje çiftesh marrin vendime bazuar në eksperienca të pakëndshme jashtë lidhjes së tyre. Kanë shumë luhatje dhe përkushtimi i tyre ndryshon në mënyrë drastike. Nis të shohësh gjëra që nuk të pëlqejnë, shikon lidhjen në një këndvështrim negativ dhe shumë shpejt heq dorë. Jo më kot çiftet dramatike tentojnë të ndahen rreth dy herë më shumë se çiftet e tjera.
Të fiksuar pas njëri-tjetrit
Nëse ideja juaj e takimit ideal është një xhiro e gjatë në orët e vona e pasuar nga orë të tëra përpara televizorit duke parë serialin tuaj të preferuar, bëni pjesë në këtë kategori. Këto çifte kalojnë shumë kohë bashkë duke ndarë hobi dhe aktivitete të ndryshme dhe është pikërisht kjo kohë e shpenzuar së bashku që e shtyn përpara lidhjen, shkruan anabel. Janë të kujdesshëm kur vjen puna tek vendimet që lidhen me marrëdhënien e tyre, që rritet nga brenda jashtë dhe janë më të kënaqurit nga të gjitha kategoritë.
Fluturat sociale
Nëse mbrëmja juaj ideale me partnerin është një darkë jashtë me miqtë tuaj për të 100-tën herë këtë muaj, kjo është kategoria që ju përshtatet më mirë. Çiftet e shoqërueshme shfrytëzojnë kohën me miqtë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënien e tyre. Miqësia e përbashkët i bashkon këto çifte dhe i bën më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Kanë lidhje të qëndrueshme dhe nivele të larta dashurie, sepse i mban bashkë edhe miqësia e mirë, që është tregues i një lumturie afatgjatë.
Gjithmonë duke u zënë, por pasionantë
Opsioni “It’s Complicated” vijon ende të jetë aty për ju në Facebook. Niveli i tyre i përkushtimit rritet dhe ulet, veçanërisht pas argumenteve, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Konfliktet i ndihmojnë këto çifte të marrin vendime për lidhjen e tyre, por nuk janë më të prirur se grupet e tjera për t’u ndarë. Zënkat mund t’i largojnë, por pasioni i bashkon prapë bashkë.