Nënë Tereza, Gonxhe Agnesa Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup të Shqipërisë.
Kështu shkruan dokumenti zyrtar i Vatikanit i shpërndarë ditën e djeshme, në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ky dokument ka ngjallur debate dhe reagime të ashpra në Maqedoni, duke u shprehur se akti është skandaloz dhe se duhet përmirësuar.
Sipas mediave maqedonase edhe pas shenjtërimit pasi u bë Shën Tereza, dokumentet konfirmonin vendlindjen Shkup, Shqipëri.