Çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Liverpool dhe Tottenham do të ndajnë fatin në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madrid, “Wanda Metropolitano”.

Ndeshja kryesore e këtij sezoni në kompeticionin më të fortë në botë për klube zhvillohet me 1 qershor.

Mediat angleze kanë zbuluar çmimet e biletave për finalen e Madridit, shkruan Indeksonline.

Të dy skuadrat do të kenë në dispozicion nga 16.000 bileta për tifozët derisa pjesa tjetër do të shitet në Spanjë.

Këto janë çmimet e biletave:

Kategoria 1: 513 funte (596 euro)

Kategoria 2: 385 funte (447 euro)

Kategoria 3: 154 funte (178 euro)

Kategoria 4: 60 funte (69 euro)

“Wanda Metropolitano” u përurua në vitin 2017 dhe ka një kapacitet prej 67.829 vendesh.

Të ngjashme