Çmimet e derivateve, Muhaxheri i drejtohet Qeverisë: O merrni masa, o zotërinj

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Analisti i ekonomisë, Arton Muxheri ka reaguar lidhur me çmimet e derivateve të naftës, duke thënë se Kosova ka ardhë në një pikë ku po pret prej Qeverisë me tregu se sa janë çmimet.

Muhaxheri, përmes një postimi në profilin e  tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe pak do të na tregojnë edhe motin.

Ai, ka kërkuar nga këta të fundit që të marrin masa.

Postimi i tij i plotë:

Jemi ardhë në një pikë ku po presim prej qeverisë me na tregu sa janë çmimet e derivateve — thu ti na nuk po i shohim vet.

O merrni masa, o zotërinj.

Veç edhe pak, e kanë me fillu me na tregu edhe motin.

Të ngjashme