Çmimet e mallrave në tregun ndërkombëtar në tremujorin e tretë 2018 u ndikuan nga disa zhvillime gjeopolitike dhe makroekonomike, të cilat shkaktuan kryesisht rritjen e çmimeve të naftës, raportoi Banka Botërore në projeksionet e saj të vjeshtës për çmimet e mallrave në rang global.
Rritja më të ndjeshme kanë pësuar çmimet e naftës të cilat arritën ne mesatarisht me 72 dollarë për fuçi më 2018 nga 53 dollarë më 2017. Ecuria e reale e çmimeve të naftës përgjatë 9-mujorit 2018 ishte shumë e lartë se parashikimi i prillit të këtij viti.
Çmimet e naftës pritet të qëndrojnë në një prej 72 USD për fuçi më 2018 dhe pritet të arrijnë në 74 USD për fuçi më 2019. Këto parashikime janë dukshëm më të larta se projeksionet e prillit 2018, për shkak të kërcënimeve më të mëdha në furnizimet globale.
Në krah të kundërt me naftës çmimet e metaleve dhe produkteve bujqësore pësuan rënie përkatësisht me 10 dhe 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2018 për shkak të ofertës më të lartë në furnizimet globale për këto mallra.
Çmimet e metaleve pritet të stabilizohen në vitin 2019, ndërsa çmimet e bujqësisë rritet me 2 % më 2019 raportoi Banka Botërore .
Kina ka qenë nxitësi kryesor i rritjes së kërkesës për mallra, veçanërisht për qymyrin dhe metalet, por që kërkesa e sa ka gjasa të ngadalësohet, ndërkohë që ekonomitë e tjera në zhvillim nuk do të kenë të njëjtat zhvillime me Kinën.
Çmimet e naftës ishin të paqëndrueshme në tremujorin e tretë të vitit 2018, me çmimin e Brentit i cili arriti në 70 USD për fuçi në gusht, përpara se të rritej me 86 dollarë për fuçi në fillim të tetorit. Rritja e çmimeve reflektoi rënien e vazhdueshme të prodhimit në Venezuelë dhe shqetësimet që sollën sanksionet ndaj Iranit.