Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (PPI) gjatë prillit 2018 në Eurozonë mbeti i qëndrueshëm krahasuar me muajin mars të këtij viti, ndërsa u rrit 0.1 për qind në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në prill të 2018-së, krahasuar me muajin prill 2017-së, ky indeks u rrit me 2 për qind në Euroznë dhe me 2.4 për qind në Bashkim Evropian.
Sipas vlerësimeve të Eurostat, PPI-ja në industrinë e përgjithshme mbeti e qëndrueshme në eurozonë në prill të këtij viti, krahasuar me muajin mars 2018 edhe pse çmimet u rritën me 0.2 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe me 0.1 për qind për mallrat kapitale dhe mallrat e qëndrueshme të konsumit, ndërkohë që ruajtën stabilitetin për mallrat e paqëndrueshme të konsumit dhe u ulën me 0.4 për qind në sektorin e energjisë. Çmimet në industrinë totale, me përjashtim të energjisë, u rritën me 0.1 për qind.
Ndërsa në bllokun 28-anëtarësh të BE-së, rritja prej 0.1 për qind është për shkak të rritjeve me 0.3 për qind në sektorin e energjisë, me 0.2 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe 0.1 për qind për mallrat kapitale dhe mallrat e qëndrueshme të konsumit, ndërkohë që ruajtën stabilitetin për mallrat e paqëndrueshme të konsumit. Çmimet në industrinë totale, me përjashtim të energjisë, u gjithashtu rritën me 0.1 për qind.
Rritjet më të larta në PPI u vërejtën në Greqi me 1.8 për qind, Letoni me 1.1 për qind, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar me 0.7 për qind, ndërsa rëniet më të mëdha në Estoni me 1.4 për qind dhe Itali me 0.7 për qind.
Eurostat-i nënvizon se rritja prej 2 për qind e PPI-së në industrinë totale në Eurozonë në prill të 2018-së, krahasuar me prillin e një viti më parë, është për shkak të rritjes prej 3.8 për qind në sektorin e energjisë, 2.1 për qind për mallrat e ndërmjetme, 1 për qind për mallrat kapitale, 0.9 për qind për mallrat e qëndrueshme të konsumit dhe 0.5 për qind për mallrat e paqëndrueshme të konsumit. Çmimet në industrinë e përgjithshme, me përjashtim të energjisë, u rritën me 1.3 për qind, përcjell Telegrafi.
Sa i përket 28 shteteve anëtare të BE-së, rritja e çmimeve prej 2.4 për qind është për shkak të rritjes me 5.3 për qind në sektorin e energjisë, 2.6 për qind për mallrat e ndërmjetme, 1 për qind për mallrat kapitale, 0.9 për qind për mallrat e qëndrueshme të konsumit dhe 0.8 për qind mallrat e paqëndrueshme të konsumit. Çmimet në industrinë e përgjithshme, me përjashtim të energjisë, u rritën me 1.5 për qind.
Rritjet më të larta në PPI u regjistruan në Estoni me 5.6 për qind, Mbretëri e Bashkuar me 4.7 për qind, Letoni me 4.6 për qind dhe Sllovaki me 4.3 për qind, ndërsa uljet më të mëdha në Irlandë me 1.9 për qind, në pjesën greke të Qipros me 1.8 për qind dhe në Luksemburg me 1.3 për qind.