Rritja e çmimeve të prodhimit në Gjermani shënoi një rekord të ri në gusht, mbështetur nga çmimet e energjisë, sipas të dhënave të publikuara nga Destatis.
Çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën 45.8 për qind në gusht në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, më së shumti që nga viti 1949 kur zyra gjermane e statistikave filloi të publikonte të dhëna, duke tejkaluar rritjen rekord prej 37.2 për qind në korrik.
Krahasuar me korrikun, ato ishin më të larta me 7.9 për qind, që është edhe rritja më e lartë që prej publikimit të raporteve të Destatis.
Në muajin korrik, ato u rritën në baza mujore me 5.3 për qind.
Në gusht, çmimet e energjisë ishin më shumë se dy herë më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në bazë mujore janë rritur me 20.4 për qind. Energjia elektrike për distributorët ishte pothuajse katër herë më e shtrenjtë dhe gazi tre herë më e shtrenjtë se në gusht të vitit të kaluar.
Kur përjashtohen çmimet e energjisë, çmimet e prodhimit ishin 14 për qind më të larta.Si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë, rritje të dukshme janë edhe çmimet e produkteve të ndërmjetme, me 17,5 për qind, por edhe të mallrave të konsumit afatgjatë dhe jo të qëndrueshëm, përkatësisht me 10,9 dhe 16,9 për qind.
Çmimet e ushqimeve u rritën me 22.3 për qind, ndërsa çmimet e gjalpit u rritën me 74.6 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Rritje kanë shënuar edhe çmimet e prodhimit të vajrave bimore të papërpunuara, me 51.4 për qind. Qumështi dhe kafeja ishin një e treta më e shtrenjtë, dhe mishi një çerek më i shtrenjtë se në gusht 2021.