Çmimi i naftës shkon në nivelin më të lartë në 7 vjet

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e naftës në bursa shkuan në nivelin më të lartë që nga viti 2014 të martën. Pengesat e mundshme në furnizim pas sulmeve në Lindjen e Mesme i shtuan shqetësimet në pikëpamjen e mëhershme për furnizim të ngushtë.

Çmimi në bursën Brent u rrit për 1.02 dollar ose 1.2 për qind dhe shkoi në 87.5 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën WTI u rrit për 1.36 dollar ose 1.6 për qind dhe shkoi në 85.18 dollarë për fuçi.

Të martën, çmimet në të dyja këto bursa shkuan në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2014, shkruan Reuters.

Shqetësimet rreth furnizimit janë shtuar këtë javë, pasi rebelët Houthi të Jemenit i sulmuan Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara thanë se e rezervojnë të drejtën “për t’iu kundërpërgjigjur këtyre sulmeve terroriste”.

Kompania e naftës e Emirateve të Bashkuara, “ADNOC”, tha se i ka aktivizuar planet për vazhdimësinë e biznesit për të siguruar furnizim të papenguar të prodhimit te klientët vendës e ndërkombëtarë pas një incidenti në depon e karburanteve “Mussafah”.

Të ngjashme