Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se mbrëmë ka filluar çmontimi i tendave nga spitali mobil i cili ishte vendosur si plotësim i kapaciteteve të Klinikës për Sëmundje Infektive në rast të rritjes së numrit të pacientëve për hospitalizim.
Spitali mobil “Role 2”, i cili ishte donacion nga Norvegjia, kishte kapacitet 130 shtretër dhe pajisje të plotë dhe ishte në afërsi të Klinikës për Sëmundje Infektive.
“Ky është një sukses i madh që nuk kishim nevojë për kapacitete shtesë për hospitalizimin e pacientëve nga Covid-19, sepse nga fillimi i epidemisë në vend, kapacitetet aktuale të spitaleve për hospitalizimin e këtyre pacientëve janë stabile dhe janë plotësuar vetëm 10%. Kemi arritur të amortizojmë goditjen ndaj sistemit tonë shëndetësor, por kemi treguar gatishmëri që të ballafaqohemi edhe me skenarë më të këqija”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ndërkohë, me donacionin nga Ambasada e Zvicrrës, u vendos spitali montues si pjesë e sistemit për përballje të mëtejshme me Kovid-19 në vend.
Ai do të shfrytëzohet si qendër KOVID, ndërsa në të ardhmen si qendër urgjente të Klinikës Infektive, ku do të bëhet triazh të pacientëve të cilët në këtë rast do të shpërndahen, sipas gjendjes së tyre shëndetësore.
Ndryshe, spitali mobil ishte vendosur më 30 mars në bashkëpunim me Armatën e Maqedonisë së Veriut. Në të nuk u mjekua asnjë pacient sepse numri i të infektuarve.