Çoçaj e Fejzullahu biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në mes të KGjK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, me të cilin ka biseduar për mundësin e themelimit të bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë.

Gjatë takimit, është biseduar për proceset e vazhdueshme të trajnimeve për gjyqtarë të ri dhe gjyqtarë në përgjithësi, që bëhet nga Akademia e Drejtësisë.

Është biseduar edhe për trajnimet në fusha të veçanta në bazë të nevojave të Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave, ku Kryesuesi i KGjK-së, Çoçaj ka thënë se sistemi gjyqësor është i interesuar për trajnime të veçanta si për gjyqtarë, ashtu edhe për ekspertë të cilët mbulojnë fusha të caktuara në kuadër të kompetencave të sistemit gjyqësor.

Në anën tjetër, Drejtori Fejzullahu ka premtuar mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë, sipas nevojave të sistemit gjyqësor, me qëllim që ky sistem të jetë sa më efikas në punën që kryen.

Çoçaj tha se do të  do të angazhohet në thellimin  e  bashkëpunimit  dhe mbështetjes edhe më tutje, bazuar në bashkëpunim të mëparshëm, dhe se nuk do të mungoj përkushtimi i tij në përkrahje të Akademisë së Drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme